OVL e UÇK-së: Keqkuptimi në Has është tejkaluar, bashkëluftëtarët mbeten të bashkuar

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtria Çlirimtare e Kosovës (OVL e UÇK-së) ka njoftuar se një keqkuptim i ndodhur disa ditë më parë në zonën e Hasit tashmë është tejkaluar, duke rikthyer unitetin mes bashkëluftëtarëve. Në një reagim publik, OVL e UÇK-së thekson se pavarësisht situatave të përkohshme, lidhja dhe solidariteti mes veteranëve mbetet i pathyeshëm. “Një keqkuptim i disa ditëve më parë në Has, sot mori fund. Bashkëluftëtarët janë dhe do të mbeten gjithmonë të bashkuar”, thuhet në deklaratë.Organizata vlerëson se fryma e bashkimit dhe respektit reciprok është thelbësore për ruajtjen e vlerave të luftës dhe për kontributin e përbashkët në shoqëri.