Hoti mirëpret pajtimin në Bruksel për të zhdukurit: Serbia më në fund pranoi krimet e saj
Kryetari i Komisionit Qeveritar për të Zhdukurit, Andin Hoti, tha se Serbia më në fund pranoi krimet shtetërore të popullsisë së pambrojtur të Kosovës, duke i cilësuar të zhdukurit si “të zhdukur me dhunë”, që sipas tij, parashihen në konventa ndërkombëtare.Ai tha se Serbia për herë të parë pranoi përmes një dokumenti zyrtar që t’i hapë arkivat shtetërore, përfshirë edhe ato të klasifikuara.
“I bindur se Deklarata e miratuar është vetëm hapi i parë që kërkon domosdoshmërisht mbikëqyrje dhe presion të vazhdueshëm të SHBA-ve e BE-së mbi Serbinë, për zbatimin obligimeve të marra, deri në zbardhjen e fatit të personit të fundit të zhdukur në Kosovë”, shkroi Hoti.Hoti kritikoi edhe disa media për të cilat tha se raportuan në mënyrë tendencione dhe fyese më 4 prill, në ditën kur është bërë harmonizimi i deklaratës.“Besoj që sot ndihen të turpëruar, jo para meje, por para të gjithë atyre familjarëve të personave të zhdukur, që i kanë trazuar pamëshirshëm për interesa të ngushta, e besa edhe për të mbajtur çuditërisht anën e Serbisë (duke i cituar fjalët e Petkoviç). Përdorimi i çështjes më të ndjeshme në Kosovë për politika ditore e interesa të ngushta, është jo vetëm i papranueshëm, por edhe i turpshëm”, tha Hoti.