Zyrtarë të komunës së Prizrenit realizojnë vizitë në Iowa të ShBA-së

                 Nënkryetari i komunës së Prizrenit, Kujtim Gashi dhe shefi i Kabinetit, Nehat Elshani, po qëndrojnë në Iowa të ShBA-ve, në kuadër të një delegacioni të disa komunave të Kosovës të udhëhequr nga MAPL-ja, ku, zhvilluan takime me sekretarin e shtetit të Iowa-s, Paul D. Pate, përfaqësuesin e shtetit, Eddie Andrews dhe me zyrtarë të lartë të këtij shteti. Kohë më parë, qytetin e Prizrenit e vizitoi një delegacion 40 anëtarësh i Iowa-s me ç’rast u diskutua për binjakëzimin e Prizrenit me qytetin “Council Bluffs”, gjë që do të finalizohet nesër me nënshkrimin e marrëveshjes. Komuna e Prizrenit, fillimi i miqësisë dhe vendosja e marrëdhënieve bilaterale do të sjell përfitime për të dyja komunitetet, pasi, do të zhvillohen projekte të përbashkëta në shumë fusha.