Fryma poetike e së mërkures me poeten;-Hyrije JUSUFI
Të jesh grua
————————–
E mos të jesh e sharë
Nuk bëhet dot
Nga shqipëtarë…
Të jesh grua
Perfekte nëse je
Vesi e nëma e paftyrësisë
Prapë të ze…
Të jesh grua
Me tërë mirësinë që ke
Ditën errësirë të bëjnë
Zot nuk ka , je e pa fe…
Grua të jesh
E plleshme a shterp rastësise
Braktisje ,
Ka më mirë tjera fise…!
Të jesh grua
E lumtur duhet të jesh
Ndër shqipëtarë
Realitet që ende dhemb…!
/www.qendrapress.com/