Çaste poetike me poeten;-Bruna THANASI

Shikime të grisura.

——————————-

Herë herë,më ngecin mendimet.

Më ngecin dhe fjalët,e dot si shpreh

Mbi xhamin e veshur,më ngulen shikimet

Dhe ti nga jashtë, qesh kur më sheh.

Rreth e qark,më sheh dhe bota jashtë,

E kushedi,se çfarë mendimi kanë?!

Asgjë nga kohë e re,asgjë nga kohë e lashtë,

Një barrë me halle,si herët më ranë.

Herë herë,më braktis dhe vullneti.

Dhe ditën,me ëndrra e shpresë e nis.

Mendja ju thotë,”të zezën çe gjeti”

Dhe unë mbi xham,shikimet i gris

/QendraPress/