Dëshmitarët e   Korishës  flasin për tmerrin e natës së 13 majit 1999.

  Korishën tani e plotë 24 vite radhazi në çdo 13 maj,e mbulon pikëllimi i madh. Ky pikëllim në fshatin Korishë  me këtë datë  po rrumbullakson dhembjen dhe përkujton burrërinë e kësaj treve nëpër dekada e shekuj. Kjo trevë ka pasur burra që për çështjen e atdheut kanë dhënë shumë e jo pak syresh janë flijuar .Po këtë ditë bashkarisht me të rënët e fundit të 13 majit të vitit 1999 përkujtohen edhe burrat e Kabashit e Korishës. Në këtë datë përkujtimore përkujtohen burrat si Sali Kabashi e të tjerë. Mirëpo, kulmi i dhembjes së muajit maj vazhdon të përkujtohet pikërisht 13 maji i vitit ‘99 i rënies së 77 martirëve,derisa forcat militare dhe paramilitare serbe ishin vendosur me arsenal të madh armatimi në një cep të magjistrales në afërsi të fshatit  Korishë,ato forca  ishin fokusuar nga NATO,mirëpo dredhëria serbe ishte aq e egër dhe barbare dhe këto forca i largon e në vend të tyre i vendos trupat e pafajshme të civilëve nga 2 vjeç e deri në 70 vjeç që të i përdor si trupa të gjallë për bombardimet e pritura. Atë natë të  dhembshme mbi ato trupa fëmijësh,dhe pleqsh bien bombat e dhe këtu gjejnë  vdekjen 77 martirë të  pafajshëm. Lidhur me këtë   natë  rikujton natëne  e tmerrshme  njëri nga  dëshmitarët e  kësaj nate  Osman Ahmetaj, kur  i ka parë  trupat  se si digjeshin Osman Ahmetaj, përkujton rastin,”Në këtë cep rruge para se të na ndalonin neve këtu ishin strehuar shumë tankse serbe. Mirëpo, siç duket serbët këtë gjë e kishin mësuar gjatë ditës. Posa në buzëmbrëmje kemi kaluar aty ata i kanë hequr tanksat e tyre dhe aty na kanë vendosur neve me traktorë, ashtu siç  ishim përgatitur që në të shkonim drejtë Shqipërisë, Në orët e vona të natës së pari është hapur një dritë e fuqishme pas kësaj një aeroplan ka filluar të gjuajë ata duke menduar se aty janë tanksat serbe. Ka pasur lemeri të madhe zëra dhe njerëzish, Aty ka qene vetë  xhehnemi” tregon ai dhe nuk mundet më shumë të vazhdojë rrëfimin.

Edhe nënë Hasime Elshani dhe i vëllai i saja Naser Elshani  rikujton vdekjen e së bijës atbëbotë ishte vetëm 2o vejqare .Kjo datë  është kulmi i dhembjes në  Korishë/Rtv Besa/