Fryma poetike e së dielës me poeten;-Adelina PALI

Me poezinë

———————

Edhe poetët shuhen një ditë,

Si shmangen dot ligjeve të Natyrës.

Në jetë të jetëve ata gjallë mbeten,

Me poezinë, me vargun e tyre të dëlirë.

Shkuan Naimi, Migjeni, Dritëroi,

Kështu do ikim edhe ne e të tjerë.

Zoti për jetë poetët mëndje ndritur i bekoi,

Se ata janë, art, bukuri, më e madhja vlerë. /www.qendrapress.com/