Çaste poetike me poeten;-Violeta Zogaj TELAKU

E vogla ime

———————-

Erdhe nga largësia ,

Lulja e shpirtit tim

Erdhe nga udhë e largët

I hape rrugë gëzimit tim

E vogla ime, e madhe sa bota

E bukur si hëna

E ëmbël si mjalta

Krahëhapur erdhe

Krahëhapur te priti nana

Mbesa ime e parë

Të ka nana margaritar

Mbesa ime mrekulli

Të ka nana dashuri

E ëmbla ime shkon këmbaduar

Hapërimin ka filluar

Sytë plot dritë e jete i shkëlqejnë

Ku ka ardhur sikur e ndjenë

Erdhe e hape dyert e shpirtrave tanë

Ata nga malli nisën u thanë

Erdhe e mallin e godite

E largove, nga ne e ike…

Dritë moj e ëmbla ime

Jetë moj e imja mbesë

Freski që s’ka të krahasuar

Mbesa ime e uruar

Krejt çka na rrethon

Erdhe hijeshove,

Krejt çka shihet me sy

Erdhe zbukurove.

Gojëkuti e imja

Sybukura ime ti

Engjêllushkë e nanës

Gjithçka në jetë më je ti…

Çofsh bijë me shëndet

ditë të mbara e te mira

Sot e asnjëhere ti mos paç dilema

E bukura e nanës Letë, mbesa ime POEMA!

/QendraPress/