Fryma poetike e së mërkurës me poeten:-Blertë Tmava VESELAJ

UNË DHE CIGARJA

—————————–

Mendimet më ngjajnë në tymin e cigares

Nisën nga brenda meje për t’u tretur diku larg

E gacë e saj shpesh më djegë shpirtin

Kujtime që vrasin ngadalë.

Ngjaj me cigaren sigurisht

Digjem e bëhem tym e hi

Për të më harruar vështirë do jetë

Lë shenjë në zemër, varësi…

/www.qendrapress.com/