Protesta e paralajmëruar me 26 Maj, në përkrahje të Vuçiqit dhe Putinit, do jet hapi i parë drejtë luftës civile në Serbi.-Shkruan ;Hisen BERISHA, Deputet.

                     Paraljmërimet se do të ketë sulme ndaj Ambasadës së Amerikës, si dhe thirrja për atentate ndaj “tradhtarëve të interesave serbe” nga kryeçetniku e “krimineli i luftës” Sheshel (i amnistuar nga ICJ, për shkaqe shëndetësore), përbën shqetësim real për sigurinë në rajon, përfshi këtu me theks tendencën për trazira në Veriun e Kosovës. Ndaj kjo protestë që pritet të eskaloj drejt luftes civile në Serbi, duhet të vë në veprim mekanizmat e sigurisë ndërkombëtare në Botë e rajon. Vetëm NATO dhe SHBA mund ta prevenojnë një kërcënim të përmasave të tilla rreziku për sigurinë në vendin tonë, në vet Serbinë si kërcënuese e sigurisë edhe në shtetet fqinje dhe gjeneruese e krizave e pasigurisë në rajon./qendrapress.com/