Çaste poetike me poeten:-Rudina Muharremi BEJA
KA RENDUR KOHA…
————————————-
Ti e di, kur më mer malli,
mermevëve trokas e vij të flas…
Vetë më premtove se aty do të jesh,
në mos aty,
në grep të hënës
në tingull t’kambanës
apo në dritën e një vetëtime që,
plaguar, bie diku…
Ah, ndoshta në këtë çast,
vetëm rrokullisesh nën gardh t’qerpikëve.
Kanë rendur vitet, At,
por shiu i verbër që krahët thyente
tjegullave të kuqe
e me duf rrëzohej xhadesë së vjetër,
zbrazëtia e tmerrshme e atyre ditëve kujtimeve,
gjatë do të mbetet…
Edhe shtëpitë, tashmë kulmrrëzuara,
që s’di në ruajnë më erën tënde…
Oborret gjurmën a ta kanë ruajtur me dyert e mbyllura,
e trëndafilë të pikëlluar shprese?
! Ka rendur koha, At,
që kur erërat më morën me vete
e më dërguan nga trishtojnë stinët.
Lodhja, ku është kthyer në vuajtje,
për të rënduar gjithmonë̈
fundit të errët të memories
e shpatullave, poshtë̈ të cilave
krahët e mi të brishtë
presin të shpalosen n’fluturim.
/www.qendrapress.com/