Çaste poetike me poeten;-Drita Kosumi SYLA
YLLIT MBROJTËS
——————————–
Me yllin mbrojtës pikturuam pemën e shpresës
në ujërat e bardha lëshuam margaritarë.
Kthehet blerimi në diellin e përndritur
për një çast hëna shmangu udhën e saj,
u kthye drejt nesh dhe fshehu dritën,
kishim nevojë që të mos na shihnin,
e në krahët e njërit tjetrit të ndalnim frymën,
më duket se ishte një mbrëmje e vonë në maj!