Fryma poetike e së dielës me poeten;-Bukurie BUÇPAPAJ
PRITJE…
————————–
E prita , e prita sa koha u vjetrua , më ngjan,
Prita që bota kahje tjetër të marrë,
Më duket se mendimet m’u thinjën ,
Madje shpirti ngriu,ndjeu dhimbjen.
Hapëroj pyjeve të mendjes pa zë,
Shikimet tretur larg në një botë tjetërsuar,
Kurmi i zemrës skulpturë bronzuar
Durimi gozhduar në dërrasë pritjesh.
Duke pritur, sa do të pres nuk e di,
Një shekull të ri,
botë pëllumbimi,
Ndoshta një qiell engjëjsh mëshiruar,
Një shekull pa neone lluksi, mediokri – njerëzimi,
Prita , eh, sa shumë prita tokën e premtuar.
Atë tokë ku do mbillej farë e dëlirtë lumnimi.
Prita ,pres sa kam kohë të kronometruar,
Gojë xeruar me esencë shpresimi,
Çuditem, zemra thelb qenie, vallë, si ka duruar?
Vërshimet oqeanike, vullkane trishtimi.
Tejmbushur adrenalinë damarësh
Duke vrapuar në ripërtë ritje pjellimi,
Priti aq gjatë pra..
Të lind të femra kohë një shekull mrekullimi.
/www.qendrapress.com/