Escobar pyetet nëse një nga pasojat është tërheqja e KFOR-it nga Kosova: Kjo mundësi nuk është në tavolinë

I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në prag të konferencës ndërkombëtare të Forumit të Dubrovnikut në panelin “Ballkani Perëndimor: Momenti i ri Euro-Atlantik”, ka folur për situatën aktuale në rajon, veçanërisht në Veri të Kosovës.Ai thotë se zgjidhja më e mirë për daljen nga kriza është që Beogradi dhe Prishtina të pranojnë planin trepikësh të prezantuar nga Bashkimi Evropian.Ai ka folur edhe për pasojat për dy vendet nëse refuzojnë planin e BE-së. “Pasojat nuk janë masa ndëshkuese, por janë mundësi të humbura për të dyja vendet nëse refuzojnë propozimin për dalje nga kriza”, tha Escobar, duke shpjeguar se për Kosovën kjo do të thotë distancim nga partnerët ndërkombëtarë, ndërsa për Serbinë mos avancim drejt rrugës në Bashkimin Evropian.I pyetur se nëse njëra prej pasojave mund të ishte tërheqja e KFOR-it nga Kosova, Escobar tha se kjo mundësi “nuk është në tavolinë”.“Partneriteti ynë me Kosovën është partneritet me popullin e Kosovës, jo me një parti apo një figurë politike”, tha i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, transmeton Reporteri.net.Ai theksoi se pasojë e mospranimit të planit evropian është një mundësi e humbur.“Nuk është një masë ndëshkuese, është një mundësi e humbur. Kjo po i ndodh Kosovës tani sepse nuk po harmonizohet me partnerët e saj”, ka shtuar Escobar.Kujtojmë se Serbia dhe Kosova në muajin shkurt e pranuan Planin evropian për normalizimin e marrëdhënieve dhe në muajin mars në Ohër Aneksin për zbatimin e asaj marrëveshjeje. /Reporteri.net/.