Vetëm në Rogovë të Hasit llogaritet se qindra hektarë tokë me kultura bujqësore janë dëmtuar nga breshëri i ditëve më parë
Si pasojë e reshjeve, shumë fermerë anekënd Kosovës po ankohen se u janë dëmtuar të mbjellat. Vetëm në Rogovë të Hasit llogaritet se qindra hektarë tokë me kultura bujqësore janë dëmtuar nga breshëri i ditëve më parë.Qindra hektarë tokë me kultura bujqësore konsiderohet se janë dëmtuar nga breshëri i ditëve të fundit në Rogovë të Hasit. Fermerët thonë se çdo gjë u shkatërrua në vetëm 20 minuta sa zgjati stuhia me shi.Rreth 5 hektarë të mbjellë me grurë, speca, pjepër, shalqi dhe misër i janë dëmtuar krejtësisht Xhemajli Krasniqit. Derisa, Xhelal Shala thotë se atij i janë dëmtuar mbi 20 hektarë me kultura bujqësore.Zyrtarët për bujqësi në Gjakovë thanë se të gjitha dëmet janë duke u regjistruar nga komisioni përkatës.Edhe gjatë vitit të kaluar në rajonin e Rogovës pati dëme të konsiderueshme në bujqësi të cilat u kompensuan nga Ministria e Bujqësisë.