Pushuesi kosovar rrezikon të mbytet te Rana e Hedhun në Shëngjin, dërgohet në spital
Një qytetar nga Kosova i cili po kalon pushimet në bregdetin shqiptar, ka rrezikuar të mbytet këtë të shtunë në plazhin e Shëngjinit.Siç raporton topchannel kanë qenë familjarët dhe pushuesit e tjerë të cilët e kanë shpëtuar shtetasin nga Kosova, duke e nxjerrë nga uji.Ai më pas u dërgua për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Lezhës, nga ku mësohet se ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë tre ditë më parë një vajzë e mitur 7-vjeçare ka rrezikuar të mbytet po në plazhin e Ranës së Hedhur në Shëngjin.