Mimozën kurban, apo Buzhalën milioner, me shpëtua vetën Kurti?!-Shkruan Hisen BERISHA Deputet i Parlamentit

Me siguri edhe kjo sakrificë do të ketë koston politike. E para, tani duhet shtruar një çështje profesionale, nëse Mimoza Kusari, u përgjua apo incizua?! Cila ishte? Me atë që po dëgjohet, këtu kemi të bëjmë me incizime, sepse në përgjime do duhej të flitet në telefon! Pra këtu kemi të bëjmë me një incizim! Prandaj çështja që duhet ti shqetësoj, deputetët e LVV me theks strukturat drejtuese dhe qeverisëse, të cilën dua ta adresoj si pyetje: A mendoni që ai/ajo që ju paska vendosur siç po nënkuptohet, mikrofon në zyrën/zyrat tuaj/a, do të publikoj edhe biseda tjera tuajat? Siç po shihet “tradhtarin” apo quajeni si të doni, e paskeni në shtëpi! E kur fillon të flas anëtari i familjes tuaj politike atëherë duhet ta kuptoni që ai/ajo di çdo informatë të detajuar për juve, që do të thotë se bëhet keq për ju,?! Pra, këtu po shihet se ka edhe një ndarje të dytë përbrenda strukturës së proletariatit politik të të gjitha rrymave dhe strukturave, nga e cila as edhe një katarsis ideologjik majtist nuk mund t’iu shpëtoj nga tragjedia. E dyta, nuk duhet shtruar çështja se ku e si i siguroi gazetari këto incizime, as se kush ia servoi?! Por, si, përse, në emër të kujt, për çfarë bisedoi, me kë bisedoi, përmes kujt dhe kush janë personat në fjalë?! Këto e të tjera, janë aspektet që duhen trajtuar në këtë situatë, nga mediat, kuvendarët, komisioni i mundshëm hetues parlamentarë, hetuesia policore, hetuesit gjyqësor dhe prokurori i shtetit ex officio. Pyetja më sensitive është se, për çfarë është biseduar dhe ndërlidhur me çka?! Sa këto bisedime e kanë cenuar sigurinë nacionale apo shtetërore?! Aq më tepër kur dihet se kjo strukturë amorfe mirë e harmonizuar në kapjen dhe stërkeqjen e shtetit, në 52 ditët e para të qeverisjes, intenzivisht janë marr vetëm me hetimin, marrjen dhe tëhuajësimin e dokumentacioneve, të dhënave dhe dosjeve të afatizuar ligjërisht, softuerëve dhe arkivave. E treta, në këtë kontekst është dyshimi i qëndrueshëm, se bashkëpunëtori i Serbis, i lavdëruar nga Vuçiqi dikur, pa u lëshuar ti përmendim tani me emra, ngase po e dinë tashmë këta argatët e lindur proserb, paska vendos ti zbuloi shokët e tij në parti. Në ketë situatë, çështja duhet parë në dy prizma: atë të rrezikimit të sigurisë nacionale apo shtetërore, që vije nga qeveria Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje; dhe atë të zbuluesit dhe publikuesit të këtij kërcënimi e rrezikimi të sigurisë nacionale, autorit të emisionit gazetarit hulumtues tashmë, i cili mendoj se duhet të jetë pjesë e hetimit për lavdërim apo zhbirim tutje, që e shpëtoj situatën!? Si deputet përfaqësues i popullit kërkoj së pari, dorëheqjen e Mimoza Kusari Lila, për t’iu hapur rrugë hetimeve. Si dhe, kërkoj që prokuroria të veproj për çështjet e ngritura të qeverisjes, për të cilat qenkan koordinuar me eksponent të krimit në Veri, si çështja e rrymës atje, çështja e Trustit, dhe e lënies së kategorisë së luftës – Veteranëve, jashtë ligjit të pagës minimale. Pra kjo është një nonsens i llojit ‘vet, të bisedohet me eksponentët e krimit serb, se si ta stërkeqin gjendjen sociale të qytetarëve të vet në nevojë, duke mos i lejuar tërheqjen e parave të veta nga trusti, dhe kategorisë më sublime të kombit që janë luftëtarët e larisë, Veteranët e UÇK duke mos i përfshirë në ligjin e pagave, as në vlerën e pagës minimale. Romaket e vjetër do thërrisnin nga dëshpërimi “o tempora o morës”! Zërat e mëvonshëm siç i ka paralajmëruar autori i emisionit investigativ, mbase do nxjerrin edhe shumë koordinime të cilat jo pak, i kemi paragjykuar edhe nga vlerësimi politik e profesional i sigurisë, së mund të jenë të koordinuara në mes udhëheqësve në Prishtine e Beograd. Besoj se organet e hetuesisë dhe inteligjencës duhet ta kenë siguruar procesin që të mos komprometohet në mënyrë korruptive, ta zëmë në rastin më të keq qeveria Kurti, ashtu siç e viktimizoi bashkëpunëtoren e Millanit, znj. Mimoza, e cila deklaroi në media se “Kurti nuk ka ditur për bisedimet që kam bërë, e kam njoftuar pastaj” një diçka jo relevante për rrethanën dhe që s’mund ti amnistoi, tani Bini e Mimi mund ti ofroj shumë enorme parash Buzhales, që do të mund ta luaj vendosmërinë e tij i cili njihet si merakli i parasë! Tani e ka një rast ideal për të “shpëtuar” qeverinë nga faqja e zezë e tradhtisë dhe vetën ta bëj milioner. Për ketë besoj se do të bëjnë kujdes organet përkatëse por me shumë hetuesit ndërkombëtarë. Vlerësoj se partitë e kuvendit duhet të iniciojnë procedurën e hetimin nga ana e SHBA përkatësisht FBI, si mekanizëm kredibil. Kishte pronto aferë edhe më parë. Por, të gjitha ato afera paraqitnin ndërhyrje miqësore për favore, në punësime etj. Për atë aferë pati dhe padi dhe proces gjyqësor. Doli edhe vendimi gjyqësor që unë e kam lexuar edhe në foltoren e Kuvendit i befasuar dhe dëshpëruar njëkohësisht se si ka mundësi që një aferë që ka rrëzuar dhe anatemuar deri në inkuizicion, kategorinë e lavdisë kombëtarë që kanë bërë luftën, lirinë, pavarësinë dhe shtetin, të shkurtuar në Partinë Demokratike të vendit, vendimi gjyqësor i përkufizon si “komunikimi normal në kuadër të menaxhimit”. Kjo qeveri që ka ardhur me propagandë Gebelsiane duke shpërnda thashetheme e tw pa vërteta për kundërshtarët dhe ata që e bën shtetin, me qëllim të ardhjes në pushtet. Por, nga krejt këto stërkeqie që po i ndodhin Kosovës, para e me theks pas ardhjes në pushtet të debatikasve nekomunist, duket se nuk ka qenë vetëm çmimi i ardhjes në pushtet por edhe shpalljen e Kosovës shtet tw dështuar dhe jo funksional. Këtu kemi të bëjmë me akt tradhtie kombëtare në dëm të interesave të shtetit. Kjo aferë “Zdravo VV” nuk ka të bëj me çështje punësimesh dhe emërimesh, por është koordinimi për qeverisje me persona të identifikuar tashmë si kriminel. Millani i Mimozës e Kurtit e Kryekuvendarit Konjufca, Presidentes Osmani, është njëri ndër personat e përfshirë në listën e zezë të SHBA! Po ashtu, është i shpallur në arrest edhe nga vet kjo qeveri, janë shpallur organizata terroriste pikërisht njësitë paramilitare e kriminale në Veri, ku Millan Radojçiqi është drejtuesi kryesorë organizativ kriminal e politik. Janë pikërisht këto organizata dhe persona si Millani, për të cilat Kryeministri Kurti po kërkon e kushtëzon, deri edhe me refuzim të bashkëpunimit ndërkombëtarë, që të arrestohen ose largohen nga territori i Kosovës, për të hyrë në procesin e deeskalimit të situatës në Veri,. Ndërkohë që ata kriminel të organizuar, qëndrojnë këmbëkryq në zyrat e Kuvendit e qeverisë së Kosovës dhe përfaqësohen interesat e tyre në institucionet e shteti të Kosovës nga LVV dhe aleatet si Guxo e Alternativa e Mimit. Po, po, janë pikërisht instruksionet e Millanit të Vuçiqit, që nuk lejuan futjen e Veteranëve në Listat e pagës minimale edhe pse ju takonte me Ligje aplikative pozitive, nuk u miratua Trusti për qytetarët në nevojë edhe pse pati mbi 20 mijë nënshkrime, u tensionua situata në Veri dhe u bë një marrëveshje antikushtetuese për energjinë në veri. Pra, problemi është se ka bashkëqeverisje me krimin dhe kriminelët e shpallur në ndjekje ndërkombëtare. E të cilëve qeveria Kurti ju ka krijuar një Oazë shpëtimi në Veri. E kam theksuar e po e përsëris, se mjafton një vendimmarrje politike dhe Njësitë e Policisë së Kosovës janë në gjendje ti arrestojnë të gjithë në çdo pëllëmbe të territorit të Kosovës. Por, ky kriminel po takohej, e me të po koordinohet qeverisja e vendit. Pra pikërisht pasi u shpallën në listën e zeze të SHBA dhe janë në kërkim për arrest si terrorist, këta po konsultohen për qeverisje, në një kohë që kryeministri Kurti i ka acaruar raportet e qeverisjes me sponzorizuesit e lirisë, shteti e pavarësisë sonë, pra me SHBA. Incizimet që dolën, për komunikimin e shefes se GP të VV se, tregon se kjo parti ka ardhur prej mashtrimit, për me tepër me ketë aferë tani, po konfirmohen pretendimet e mia që i kam bërë të ditura me 11 Tetor, 2019, në një emision televiziv në Kosovë, se është instaluar një qeveri kuislinge, ka ardhur me rritje patologjike, e subvencionuar nga rrjete mafioze dhe terroriste. Ketë e mbështesin edhe eskalimet e situatës nga veprimet e tyre që i kam cilësuar me dyshim të bazuar tanimë, si të koordinuara me Beogradin, si, krijimin e situatës të pa sigurisë në Kosovë, acarimi i marrëdhënieve me aleatët qw na kanë mbështetur për luftën, lirinë, e pavarësinë, marrëveshjet e dëmshme dhe antikushtetuese që nga Shtatori 2021 e deri të e fundit kumulativisht e Ohrit që do sjellë rrënimin juridik e kushtetues të shtetit, degradimin në ekonomi, shëndetësi, arsim, ndalje e investime dhe projekteve zhvillimore, korrupsionin vertikal, etj. Të gjitha këto tregojnë se kjo qeveria është e dëmshme, e projektuar dhe e ardhur në pushtet me ndihen e forcave anti kombëtare. Trendi i vet izolimit paranojak me logjikën e diktaturave komuniste, jo vetëm në kontekst ndërkombëtarë, ndaj partnerëve strategjik që Kosovën e kanë pjesë konjukturale të sigurisë ndërkombëtare, por edhe izolimin në raport me Shqipërinë, mos pritja e Kryeministrit të Shqipërisë, as edhe në emër të koordinimit për Procesin e Berlinit, i cili mbahen në Tetor në Shqipëri. Kjo tregon se ky Kryeministër dhe shpura e tij neokomuniste dhe bashkëpunëtore e udhëheqjes kriminale serbe, nuk e duan Kosovën pjesë të demokracisë perëndimore por të izoluar dhe te dhunuar e varur nga Serbia. Kjo përmbush në plotëni dyshimin e thirrjen paralajmëruese të ish shefit të Shërbimit Informativ Kombëtarë të Kosovës deri në vitin 2008, se “Kurti me qeverisjen e tij do ta kthejnë Serbin në Kosovës”. Jo pa qëllim e theksova përgjegjësinë e ish Kryetarit të Kuvendit dhe Kryetari të PDK, si shef i SHIK që nga lufta e deri në pavarësi, kur i hap rrugë krijimit të mekanizmit kushtetues AKI. Ka diçka që ne nuk e shohim, e syri i inteligjencës që ka udhëhequr SHIK, e ka ditur mirë se çfarë rreziku po i vije Kosovës përmes LVV dhe Kurtit. Historia ka treguar se në një vend ku argumenti nuk jep efekt, ku një masë e mashtruar dhe trushplarë është e pamundur të bindet për të vërtetën, vetëm një alternativë ka për kthim të situatës, tradhtisë ndaj shtetit e popullit ti epet çmimi tradicional. Prekja në vletat e luftës, do te nxis lëvizje tronditëse për bashkëpunëtorët e Serbis në ketë qeveri e kuvend. Pra, e vetmja alternativë është që opsionet që kanë ofruar të tria partitë kryesore të opozitës PDK me Moratoriumin, LDK me idenë e revoltave qytetare dhe veteranëve të luftës me theks, si dhe AAK së fundmi, me idenë për një qeveri gjithëpërfshirëse (ide që kanë përfaqësuar personalisht së pari) për shpëtimin e situatës, të vihen në veprim, nëse Presidentja nuk i bën shërbim vendit, si autoritet mbi palët, për një kompromis konsensual ndërpartiak. Po ashtu, shoqëria civile nuk mund të lirohet nga përgjegjësia morale nëse nuk vihet në krye të procesit për të shpëtuar shtetin, pavarësinë dhe lirinë nga tradhtia e qeverisë Kurti.