Haradinaj ditën kur veteranët mbeten jashtë Projektligjit për Pagën Minimale: Edhe Rrahman Morina do t’ia kishte lakmi VV-së e Listës Serbe

               Votimi i Projektligjit për Pagën Minimale në Kosovë në vitin 2022, i ka lënë të papërfshirë veteranët e luftës së UÇK-së, ndër më meritorët për lirinë e vendit. Veteranët kishin mbetur jashtë këtij Projektligji si pasojë e një koordinimi dhe bashkëpunimi ndërmjet partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje dhe Listës Serbe të cilët në përbërje të plotë patën votuar kundër. Me këtë rast kujtojmë deklaratën e kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, I cili atë ditë e pati quajtur si ditë e fitores së fëmijëve të UDB-ashëve. “Sot është një ditë e çuditshme në Kuvendin e Kosovës. Jam shumë i bindur që edhe Rrahman Morina do t’ia kishte marrë lakmi Glauk Konjufcës dhe Albin Kurtit ku kanë mbrri. Sot e kemi parë një fitore të UDB-ashve ose të fëmijëve të tyre të përkrahur edhe me votën e Listës Serbe në mënyrë transparente bashkë me Lëvizjen Vetëvendosje për me votu një ligj me të cilin i përjashtojnë kategoritë e lirisë, pra UÇK-n nga një pagë minimale”, pati thënë Haradinaj.

Haradinaj pati thënë se kjo ditë pa shpërfaqë pamjen më të turpshme që mujt me i ndodh Kosovës.

“Nuk është kah bëhet fjalë për ndonjë shpërblim por të paktën me i përfshi në pagën minimale. Sot jemi dëshmitarë që në Kuvendin e Kosovës është rikthye Rrahman Morina, UDB-ja dhe Lista Serbe duke votuar bashkë e duke e dhënë një pamje të turpshme që ka mujt me i ndodh Kosovës”, ka thënë Haradinaj atë kohë.