Kurti thotë se punimet në rrugën Prizren-Prevallë po ecin me ritëm të shpejtë
Kryeministri Albin Kurti ka bërë me dije se punimet në segmentin e rrugës Prizren-Prevallë tani po ecin me ritme të shpejta. Ai ka thënë se është duke u punuar intensivisht në asfaltimin e këtij aksi të rëndësishëm.Asfaltimi i projektit ‘Rikonstruimi i rrugës R-115’, segmenti i rrugës Prizren-Prevallë, është kontratë që ka dy lote: Lot 1 – Me gjatësi të rrugës prej 16 km, dhe me vlerë të kontratës rreth 8.4 milionë euro; si dhe Lot 2 – Me gjatësi të rrugës prej 10 km dhe me vlerë të kontratës rreth 7 milionë euro”, ka thënë Kurti.