Gazetarët dhe kameramanët para Qeverisë, pajisjet i lënë në tokë në shenjë solidarizimi me Klan Kosovën
Të gjithë kameramanët dhe gazetarët që ishin duke e ndjekur protestën i kanë lënë pajisjet e tyre në tokë dhe i janë bashkuar protestë bashkë me kolegët e tjerë.Përpara protestuesve janë vendosur pajisjet mediale si shenjë proteste.Anëtari i bordit të AGK-së, Naim Sadiku, ka thënë se ky asociacion e ka organizuar protestën e sotme për të shprehur pakënaqësinë në lidhje me vendimin e MINT-it për licencën e Klan Kosovës. Sadiku tha se AGK-ja, vendimin e MINT-it e sheh si një vendim të qëllimshëm politik dhe si një ndërhyrje në lirinë e mediave dhe lirinë e shprehjes.“Gazetarët janë përballur me një fushatë të egër të partisë në pushtet dhe në këtë kohë denoncojmë këtë gjuhë ndaj mediave”.“Si AGK, kërkojmë nga gjykata që ta trajtojë rastin e Klan Kosovës në mënyrë të drejt, duke mos u ndikuar nga politika”, tha Sadiku.