Kurti po e pranon autonomi për Veriun. –Shkruan;Hisen BERISHA,Deputet në Parlamentin e Kosovës.

Vuçiq po deklarohet i kënaqur me punën e Kurtit. Asnjë reagim kundërthënës nuk pati. Beogradi duket i kënaqur me tërheqjen e Policisë dhe me autonomi në Veri të Kosovës. Në % që po dorëzohet Kurti në Veri, dhe që është duke e tërhequr Policinë nga Veriu, po aq % po pranohet autonomia për serbet atje. Kurse qeveria e Kurtit, implementimin e tradhtisë – “Autonomi për Veriun”, po e bën heshturazi me pranimin antikushtetues të kushteve të Bratislavës, duke e kamufluar me tema anësore, siç janë “incizimet”, aferat korruptive si “gruri”, “vaji”, “trafikimi me armë nga Turqia” përmes sponzorëve e bashkëpunëtorëve të Kurtit, etj. Pra, siç edhe po ndodh, temat që duhet të na miopsojnë me senzacionalitetin e tyre, për ta parë tradhtinë me “Republikën Autonome Serbe” në Veri, status që e merr ai territor sipas “Statutit të Beogradit”, përbëjnë shkelje të rëndë ndaj Kushtetutës, por edhe të Rezolutës së KS/OKB, 1244. Kjo qeveri që zhurmon, se nuk pranon të bashkëqeverisë me Listën Serbe, ka emëruar anëtarë të kabinetit të qeverisës Kurti2, një ish pjesëtarë të Armatës së Jugosllavisë që ka shërbyer deri në vitin 1999, dhe ka luftuar kundër shqiptarëve të Kosovës. Kjo, po që është ndesh me moralin, ngase zëvëndësministri në fjalë ishte pjesë e asaj makinërie të krimeve më makabre kundër Kosovës, që i njeh historia pas fashizmit. Por, kjo është në shkelje edhe të Marrëvrshjeve ndërkombëtare të Rambujesë, dhe asaj të kapitullimit në Kumanovë, përkatësisht Rezolutës 1244, e cila sanksionon se, “i gjithë personeli ushtarak, policor dhe administrata shtetërore e RFJ, duhet të largohet nga Kosova”. Ky bashkëpunëtor i Kurtit dhe sojit të tij politik, ka bërë një deklaratë aq sa karaxhoze edhe të “pranueshme” për këta debatikasit neokomunist, pjellë jugonostalgjike, siç prononcohen me gjuhën e baballarëve e besa edhe gjyshërve, që i kanë rritur në frymën e bashkim-vllazërimit serbosllav. Por një e vërtetë dihet se atëbotë jo vetëm ata që kan qenë pjesë e APJ, qofshin dhe civil, por edhe qytetarët e zakonshëm janë armatosur për luftë kundër hqiptarëve apo siç na cilësonin “shiftari”. Si do qoftë, edhe civil mjafton që ka qenë pjesë e aparatit shtetëror të Millosheviçit. Rehabilitimi i tij, si edhe Vuçiqit, është baras me rehabilitimin e autorëve të holokaustit nazist. Prandaj, ky lloj i temave që po kujdesen që të jenë sa më senzacionale, vërtetë që e shmangin vëmendjen nga tradhtia që po implementohet në Veri. Por, populli duhet ta lexojë dhe t’i kundërvihet me çdo formë e mjetë kësaj qeverie kuislingësh dhe politikave të saj.”/www.qendrapress.com/