Fryma poetike e së dielës me poeten:-Fatime Fara AHMETI

Mendim i fshehur

———————————

Nga klithma ime e ngrirë

Nuk arrij klithmën tënde

Jemi vardallisur në valët e vdekura

Ku jeta është ironi

Lum i zi vershën idealet e njoma

E bardha mjegullohet para diellit

Me hirin e purpurt mbuluar

Le të bëhet hi

Ndoshta I kthehesh arsyes

Gurë kujtimesh do mbesin

Urna mallkon të gjallët

Drita e fikur dhe shpirti i mykur

Nuk sjellin begati

Drithërimat tua ulurisin

Me simfoni nate

Jehona e shenjtërisë oshtinë

Valon harqe trishtimi

Një ditë me shpresë do ketë drtë!

F.Ahmet-Fara

/www.qendrapress.com/