Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Blerina BEHARI
MALI
——————–
Përballë malit hijerëndë,
qëndroj e menduar.
Si iku kjo jetë,
rrëshqiti nëpër duar ?
Mali dëshmitar
i viteve plot stuhi,
i vetmi besnik deri në përjetësi.
Sa të admiroj !
Madhështor, ti ngrihesh
mbi gjithë të tjerët.
Nuk tutesh, nuk fshihesh,
lart, aty qëndron.
Në stuhi e tufan,
i pamposhtur je !
Qëndron si vigan.
Hijeshinë tënde,
shumë e admirojnë.
Nga të gjitha bukuritë,
me asnjë nuk të krahasojnë !
Sa dua të të ngjaj !
I fortë, i paepur,
mes shiut dhe rrebesheve,
gjithmonë zemërhekur.
Top of Form
Bottom of Form
/www.qendrapress.com/