Paralajmërimi për përmbytje në Shqipëri, në këto qytete parashihen reshje të forta
Instituti i Gjeoshkencës në Shqipëri ka bërë me dije se ditën e sotme pritet të ketë reshje me intensitet të lartë, të cilat do të jenë më të përqendruara në veri dhe në jug të territorit shqiptar.Përmes një njoftimi zyrtar, IGJ shprehet se në qarqet Shkodër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Fier dhe Vlorë mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave dhe se në zonat urbane, në këto qarqe mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjendjes së kanalizimeve.Temperaturat do të variojnë nga 20°C deri në 26°C në zonat bregdetare, 20°C në 28 °C në vendet e ulëta si dhe 16°C deri në 25°C në vendet malore.