Fryma poetike e së dielës me poetin;-Sabit RRUSTEMI

NË EMËR TË DASHURISË QË NUK SHTERRË

————————————

Në çdo zgjim tonin

kujtimet e pazbehura trokasin

e s’na lënë asnjë çast pa ty

Lotët i fshehim ende

fundeve të detërave

që t’mos njelmësohet

jeta jote e përtejme

Lulet që i mbolle e çelën

brenda vetes

nëpër dhomëza shpirti

i ruajmë prej brymës e ngricave

stinës që vjen me ters

Çdo Ditë Feste pa Ty

me ngjyrat e emrit tënd

e veshim

Urata më e përzemërt bëhemi

në emër të dashurisë që nuk shterrë

si e pasosshmja botë tek prehesh

e na dritëson nga pafundësia e qiejve

…. asaj udhe që s’mund t’i shmangemi

në udhëtim diku

jemi edhe ne

( 14 tetor 2013 – 30 gusht 2021 – 30 gusht 2023 )

/ëëë.qendrapress.com/