Fryma poetike e së dielës me poeten;-Arze HASANAJ

Të kërkova në çdo gjurmë.

———————————

Kalova nga ato anë,

aty ku lamë gjurmë shumë.

Eca rrugëve pa fund,

aty malli rridhte lumë.

Ktheva kokën përmalluar,

të kërkova fortë e heshtur.

Por asgjë nuk mu përgjigj,

një përgjigje se kam gjetur.

Pyeta zogjtë e pyeta lulet,

nëse ty të kishin parë.

Ulën kokën zë nuk nxirrnin,

bashkë me mua duke qarë .

Çdo gjë pyeta rreth e rrotull,

nëse dinin gjë ku ndodhesh.

Një përgjigje nuk e mora ,

krejt më thanë se kot po lodhesh.

Po unë lodhjen nuk e ndjeja,

përmalluar ishte zemra.

Kilometrat pak më duken ,

shpirtin kur ta mbulon ndjenja.

Nuk arrita dot të të shihja,

dhe pse kërkova në çdo anë.

Nëse sot nuk të takova,

lamtumirë nuk të kam thënë.

Shpresa është mike e imja,

e kam xhan e mbaj këtu brenda.

Do të kthehem prapë një ditë,

do të gjej po ma thotë zemra.

/ëëë.qendrapress.com/