Reagon Asociacioni i Qendrave për Punë Sociale: Ministrja Haxhiu t’i përmbushë obligimet, jo të sulmojë

Reagon Asociacioni i Qendrave për Punë Sociale: Ministrja Haxhiu t’i përmbushë obligimet, jo të sulmojë                  

   Reagimi i ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, për ndalimin e një zyrtareje të Qendrës për Punë Sociale në Prishtinë, ka nxitur reagimin e Asociacionit të Qendrave për Punë Sociale. Ky asociacion ka thënë është shqetësuar nga “deklaratat dhe presioni politik dhe ndërhyrjet nga Ministria e Drejtësisë”.Në një reagim, Asociacioni i Qendrave për Punë Sociale ka thënë se qasja e Haxhiut “mund të jetë precedent i rrezikshëm për të ardhmen e punës profesionale të punonjësve profesional të shërbimeve sociale dhe të QPS-ve”.Asociacioni ka kërkuar nga mekanizmat e drejtësisë trajtimin në mënyrë të pavarur dhe pa ndërhyrje të rastit të ndalimit të zyrtarëve të QPS-së në Prishtinë.Asociacioni tutje ka paraqitur sfidat me të cilat përballen QPS-të duke akuzuar ministren Haxhiu se “duhet të kujdeset për përmbushjen e obligimeve të saj karshi përgjegjësive që ka e jo të merret e të atakojë individë e QPS-të në formë të tilla”.QPS-të janë ankuar se kanë mungesë resursesh njerëzore, logjistike, mjete financiare për ofrim shërbimesh e kanë thënë se të gjitha i kanë shprehur në takimet në të gjitha nivelet.“Asociacioni i QPS-ve në vazhdimësi ka shprehur brengat e saj, nga shpërbërja e Ministrisë se Punës e Mirëqenies Sociale, riorganizmit te Departamentit për Politika Sociale, ku kemi shprehur e kemi vlerësuar se të gjitha këto kanë dëmtuar qasjen e hartimit të politikave sociale dhe fuqizimin e sistemit të mirëqenies sociale përgjithësi në mënyrë te vazhdueshme. Për mbi një vit nuk ka qenë e konsoliduar përbërja e Këshillit të Përgjithshëm për Shërbime Sociale dhe Familjare i cili mekanizëm është përgjegjës për trajtimin e kërkesave dhe licencimin e ofruesve individual të shërbimeve sociale, e cila përgjegjësi i ka takuar Ministrit të linjës ta përmbush. E për rrjedhojë shumë ofrues të shërbimeve familjare nga sektori publik dhe jo qeveritar kane pritë më shumë se një vit e janë ende në pritje të licencave për ofrues te shërbimeve”, thuhet në reagim të Asociacionit të QPS-ve.