Riparohet dhe asfaltohet rruga ‘’Tefik Çanga’’,siguri dhe rrugë më të mira për qytetarët

   Komuna e  Prizrenit   vazhdon  të sifidohet me   angazhimin për  marrjen e mjeteve me përmbarues,por  Drejtoria e Shërbimeve Publike, dhe  drejtori Islam Ukimeri, së bashku me bashkëpunëtorët, inspektojnë nga afër punimet në rrugën “Tefik Çanga” (420 metra), për ta përcjellë dinamikën dhe cilësinë e realizimit. Investimi në këtë rrigë  dhe  rrugë tjera po bëhet në kuadër të kontratës për ndërtimin, riparimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve me asfalt në Komunën e Prizrenit, me synim krijimin e një infrastrukture më cilësore dhe kushteve më të sigurta për qarkullim. Punë konkrete në terren, rrugë më të mira dhe më shumë siguri për qytetarët! Prandaj, kjo drejtori  nuk  ndalon edhe karshi këtyre sfidave, Prizrenasit  po përfitojnë rrugë më të mira, asfalitime me kualitative dhe kushte jetese   më  të mira  për të jetuar