Emin Hoxhaj emërohet Drejtor i Agjencisë për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar

                           Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot Emin Hoxhajn, Drejtor të Agjencisë për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar.Ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hoxhaj ka qenë pjesë e Policisë së Kosovës nga viti 2001, duke shërbyer në kapacitete të ndryshme, përfshirë si Shef i Njësisë së Hetimeve të Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit dhe tash së fundmi si Shef i Njësisë së Hetimeve të Përgjithshme në Gjakovë.Ai ka përfunduar studimet në Fakultetin Juridik, në Universitetin e Prishtinës.