Çaste poetike me poeten:Drita POPAJ
NGJYRA E VAJIT
—————————
Përpiqem me vaj
Ta zbus këtë agoni
Vetmisë që të mos i lë hapësirë
I ofroj ngrohtësi
Si nëna fëmijës
Vajit për t’i dhënë ngjyrë
Vrapoj
Vrapoj e lodhur
Tërë këto vite symbyllur
E shoqëruar në mendjen time
Me ty
Kur zë në thua
Shpirti im përplaset me kohën
Që se njeh
Askund nuk gjen strehë
Vitet ikin si retë e një stine
Të egër
E unë vazhdoj të vrapoj
Në drejtim të kundërt
Me ty në mendjen time
/www.qendrapress.com/