E mërkura poetike me poeten;-Remzie REXHBOGAJ
GJETHET E VJESHTËS
—————————–
Si gjethe vjeshte
Më përplasi jeta
Me erëra të forta
Larg në mërgim
Me të bukurat
E të keqiat rrjedhin
Në binare të veta
Ne me zemra plot
Zgjoheshim në çdo agim
Kurrë s`e mendoja
As nuk e besoja
Se është e padrejtë
Kaq shumë kjo jetë e shkreta
Që kur Ti më ike Erna
Unë si lisi pa rrënjë
Mbeta
E tash ky trshtim
Që më zbret nga shpirti
Shpirti im pikon dhembje
Edhe mall
E jeta më është mbushur
Përplot me lot
Me tërë fuqinë e shpirtit
Po të mallkoj Ty o pis botë.
/www.qendrapress.com/