Zhvillime në ministrinë e Arsimit, Nagavci shkarkon tre drejtorë
Vetëm pak ditë pasi presidentja Vjosa Osmani ka dekretuar ligjin për zyrtarë publik, ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka marrë vendim për shkarkimin e tre drejtorëve në ministrinë që drejton.
KP ka siguruar vendimet ku nga detyra janë shkarkuar drejtori i Inspektoratit në MASHTI – Defrim Gashi, drejtori i Qendrës së Studentëve – Fatmir Sfishta dhe drejtori i Institutit Pedagogjik të Kosovës – Nezir Çoçaj.
Gjykata Kushtetuese kishte kontestuar disa nene të këtij ligji, ndërsa martën, Partia Demokratike e Kosovës ka kritikuar Osmanin se ka bërë shkelje kushtetuese me aktin e dekretimit./KosovaPress