Fryma poetike e së dielës me poeten;- Mimoza Deliaj CERANI
Sa shumë mall..
—————————
Sa mall kam ,
për ditët që ikën,
për udhëtimet e një dite shprese.
Sa mall..që kam e mas me pika loti
nga e shkuara vazhdimin e
kalimit të minutave e orëve
ditëve e muajve dhe vitet si kujtim.
Sa mall për dashurinë e
Gjithë mirësinë që kisha.
Mall për kopshtin me lule
Mall edhe për ëndrrat
me shumë erë e qiellin blu
e një fëmije që kisha të vetmen dashuri.
E kujtimi me lotin valë e me qiellin mbi
Masin kujtimin si një ëndërr të paharruar
Sa shumë mall e sa shume dhembje ka
Zemra ime e një poete e mall pa fund.
/www.qendrapress.com/