Zafir Berisha, ministrin Sveçla, e quan “zagar gjahu” të Kurtit

Ish Deputeti ,zyrtari i lartë i Nismës,dhe kryetari i degës në Prizren, Zafir Berisha, ka përdorur  nja  fjalor  ndryshe  për ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. Ai ministrin Sveçla e ka cilësuar si “zagar gjahu” të kryeministrit Albin Kurti. Në profilin e tij në “Facebook”, Berisha ka shkruar shpërthimi i bombave në veri është episodi i një seriali të ri.

“Episodi i ri i serialit “Albin-Vuçiç” vetëm sa ka filluar. Sfeçla si zagar gjahu i Albinit, po vrapon pas bombave në veri të vendit, duke u shitur para opinionit se gjoja nuk po kuptojnë që Vuçiçi i ka futur në kurthë dhe po lozën me ta, sikurse me fëmijtë e qerdhes. Mbrëmë ka shpërthye një, sonde shpërthejn dy, kështu seriali vazhdon”, ka shkruar Berisha.