Pamje të reja nga sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit, shihet Milan Radoiçiq

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka publikuar sot pamje të reja nga sulmi i terroristëve ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit.

Në pamjet e publikuara nga Sveçla shihet edhe Milan Radoiçiq, nënkryetar i Listës Serbe.

Lexoni të plotë postimin e ministrit Sveçla:

Ky në pamjet më poshtë është Milan Radojçiq, nënkryetar i Listës Serbe, po ashtu pjesë edhe e Listës së Zezë të ShBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Kryekrimineli Radojçiq ka qenë udhëheqës i këtij grupi terrorist dhe i sulmit ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku. Kjo është edhe një dëshmi tjetër mbi veprimtarinë e tij terroriste ndaj Republikës së Kosovës. Nënkryetari i Listës Serbe është prijës i sulmit terrorist dhe grupit të terroristëve.