Fryma poetike e së dielës me poeten;-Meri BO

Psherëtima!

————————–

Figurat që të lenë pa fjalë

luajnë në qiellin qëndisur yje,

ku nga nisin heshtjen,

mendimet dhe pafundësia.

Fsheh kokën,

nën strehën e një ylli

dhe i vjedh pak dritë, të më ndrisë rrugën.

Me mjafton të shikoj një buzëqeshje,

të humbas në botën tënde,

të shndërrohem pa fjalë

në një fëmijë të gezuar.

Në çdo çast,

duart e mia krijojnë emrin tënd,

vizatojnë një sy në qiell !

/www.qendrapress.com/