Fryma poetike e së dielës me poeten;- Bahrije Qerimi SPANCA

KUR MË MUNGON DIELLI

—————————————

Kur s’shof yje ne qiell

Jam ne një bote te errësuar

Ah q’me mungon ai diell

Sytë m’u kanë verbuar

E qielli si qiell,me re mbushur plot

Njëra ngasin tjetrën,rreth e rrobulli

Te fryra nga mllefi,shpërthejnë ne lot

Koka seç ju dhembe,shkrepen ne zjarrmi

/www.qendrapress.com/