Besim Shkreli, kërkohet të shpallet ‘’Qytetar Nderi i Prizrenit’’
Besim Shkreli është një personalitet i nderuar në botën e gastronomisë tani, por dihet po kështu shumë i respektuar dikur në botën sportive,e mbi të gjitha për nderin që ua bënë qytetarëve, prandaj disa qytetarë kërkojnë që ai të shpallet ‘’Qytetarë Nderi ‘’i këtij qyteti, vepra e tij humane e dhe e ndershme i ka bërë shumë zemra prizrenase për vete, ne po botojmë një letër të një qytetari e të këtilla mendime kanë edhe shumë të tjerë,
‘’Prizreni magjik!
Besim me pseudonimin BESKA!
Është qytetari Prizrenit magjik.
Ish futbollisti KF Liria nga Prizreni.
Sot Besimi Beska është afaristi shumë i suksesshëm,e i njohur në degën e gastronomisë,jo vetëm në Prizrenin magjik por më gjerë edhe në trojet tona etnike.
Kontributi i Besimit Beska për KF Liria është kolosale.
Beska ka qenë fryma dhe oksigjeni i KF Liria në momentet më të vështira të ekzistencës të viteve 90- jeta.
Beska ka qenë në ato vite frymëzim nuk ka kursyer as punën,as mundin,as parat që KF Liria të mbijetoi si ekip fudbollistik,në momentet më kritike Besimi Beska luftoi dhe e mbajti KF Liria gjallë që të mos shuhet ëndra e fudbollit për të rinjtë.
Sot shkëlqimi i Vedat Muriqit është edhe puna indirekte e Besim Besk’ës, sepse e mbajti gjallë futbollin në Prizrenin tonë magjik,në momente më kritike Besim Beska magjin e fudbollit e përjetoi si një histori të suksesit për KF Liria.
P.S Ne qytetarët e Prizrenit magjik jemi thethsisht falenderues dhe mirënjohës për punën dhe mundin,dhe kontributin e Besim Besk’ës për të gjitha që ka bërë për KF Liria.
Vetëm një fjalë magjik do ti them Besim Besk’ës:
AFERIM
Për kontributin madhështor në sport sidomos në fudboll në KF Liria të iniciojnë propozimin që qytetari i Prizrenit magjik BESIM BESKA të shpallet ,,Qytetar nderi Prizrenit magjik,,
I drejtohem kryetarit Prizrenit Shaqir Totaj.
Kryetares së Ansambles në Prizren Antigona Bytyqi.
Dreitorit DKRS në Prizren Adem Morina
Me respekt qytetari aktiv i Prizrenit magjik:
Hysen Pllava’’ e kështu mendojnë edhe të tjerë prizrenas/www.qendrapress.com/