Zafir Berisha komenton deputetët: “Më i artikulumi Avdullah Hoti, Dimal Basha ofendimi më i madh që i bëhet Kuvendit”
Ish-deputeti nga NISMA, Zafir Berisha, ka zbuluar përshtypjet e tij për disa prej deputetëve të Kuvendit të Kosovës në emisionin DPT te Fidani, në ATV.
Ai e ka konsideruar deputetin opozitar, Avdullah Hoti, si më të artikuluarin, ndërsa Xhavit Halitin e PDK-së si “më të informuarin në Kosovë”.
“Opozitari më i artikulum është Abdullah Hoti. Njeri që e di çka do”.
“Xhavit Halitin e llogariti si njërin nga njerëzit më të informum në Kosovë.”
“Kuvendit nuk i ka hije me ndodh skenat të cilat janë duke ndodhur. Kjo legjislaturë duhet me qëndru mbrapa ekzekutivit”, tha tutje Berisha derisa tregoi se cilët nga politikanët e pushtetit “nuk i ka shumë në qef”.
“Dimal Basha është ofendimi më i madh që i bëhet institucionit të Kuvendit. Imagjino sot nuk dike me recitu atë vjershën që ia kishte shkrujtë buroja e Mihailovit. Shkolla nuk të bon njeri”.