Çaste poetike me poetin;-Sylejman KELMENDI

FLUTURIM I THYER
—————————-
E kërkoj në rrugë
Nuk e takoj
E kërkoj gjithandej ëndrrave
Dot s‘e ëndërroj
Kudo i kërkoj sytë e saj
Askund nuk i shoh
Fluturim i thyer
Dashuria e humbur …
Jemi ndarë moti
Dhe era e mallit
M‘i ngatërron imazhet
Ngado
E kërkoj …
E kërkoj e nuk e shoh
Mbase edhe e takoj
E nuk e njoh…
Sylë Sejdi Ahmeti-
Sylejman Kelmend /QendraPress