Çaste poetike të së dielës me poetin:Qazim THAÇI
Të përbehemi në Pikllimë e Pashtrik.
—————————————————-
Kjo vjeshtë ,me rrezet e mekura të diellit vjeshtor.
Provokon shpirtin tim si një këngë e harruar moti.
E rrudhat e shtegballit tim kanë një mal me dhembje.
E secila nga ato ka një kujtim si ëndërr për dashuri.
Kjo vjeshtë si lozonjare i mat ëndrrat e mija me kutin.
E harresës si fletët e zverdhura që përtokën pa mëshirë.
Era e natës kur me shiun e rrëmbyeshëm përmbys kujtimet.
Bashkë me rrezet e mekura rrugëtojë me codin e besës.
Në qytetin besëlidhjes përbehemi në Pikllimë e Pashtrik.
Hamalleve të vendlindjes time kujtimet masin fjalën e dhënë.
Zverdhja e vjeshtës lazdrueshëm përlot hartën e kujtimit.
Për të unifikuar dhembjen si kujtim të paharruar vjeshte.
/www.qendrapress.com/