Valë e re raketash drejt Tel Avivit, 200 të vrarë në Izrael dhe 232 në Gaza

                      Bilanci nga luftimet  në Izrael po rritet gjithnjë e më shumë, ku deri tani janë raportuar 200 të vrarë citojnë mediat e huaja të kenë thënë zyrtarë mjekësorë dhe mbi 1 mijë të plagosur, pas një inkursioni të organizuar të militantëve të Hamasit në rajonet jugore izraelite. Ministria e Shëndetësisë thotë se 1 mijë e 104 persona janë plagosur nga sulmet, të cilat përfshinin infiltrimin e terroristëve të Hamas-it në Izrael duke qëlluar ushtarë dhe civilë. Të tjerë u plagosën nga sulmet me raketa.Në anën tjetër, raportohet se së paku 232 palestinezë janë vrarë nga sulmet ajrore izraelite në Gaza, bazuar në raportin e autoriteteve të shëndetësisë.Shifrat e fundit sugjerojnë se 1,610 persona janë lënduar nga sulmet.Numri i viktimave pritet të rritet më shumë.Qindra persona të armatosur të Hamas-it u infiltruan në Izrael këtë mëngjes, duke kaluar në pika të shumta, duke mposhtur atë që IDF-ja e konsideronte si gardh kufitar shumë të sofistikuar.Trembëdhjetë orë pas fillimit të sulmeve, raportohet se ka ende 22 zona “aktive” në jug të Izraelit, ku personat e armatosur janë ende aktivë ose frikësohen se janë në terren.