Limaj: Kosova ka hyrë në fazë të rëndë, zëvendësimi i policisë me KFOR-in i papranueshëm
Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se pas sulmit të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, Kosova ka hyrë në një fazë të rëndë, teksa e sheh edhe si test i shpërfaqjes së këtij sulmi tek bashkësia ndërkombëtare, raporton Ekonomia Online. Limaj ka shprehur shqetësimin se si do t’ia arrijë Kosova ta paraqesë këtë sulm në rrafshin diplomatik dhe vendosmërinë e Kosovës për të shkuar drejtë paqes. Ndërsa zëvendësimin e Policisë së Kosovës me KFOR-in, Limaj e quan të papranueshme.Limaj ka kërkuar nga Qeveria që ta bindë faktorin ndërkombëtarë për stabilitet dhe për përmbyllje të problemeve me Serbinë.