E mërkura poetike me poeten;-Zana PIRA

MALLI

 (Babait)

Sa here i them vetës

pse jetoj?

si një Lule e k’putun

Deri në rrënjë n’saksinë e

drithërimës’nuk e di kend ta pyesja?

Apo alfabetin e syve t’mi

Të gjithë e kanë mësuar përmendësh

 Mes heshtjes sime

Në netët e trishta pa gjumë

Kur i dëgjoj zërat e qenve endacak

 Se si ulërojnë shlirshëm në oborr,

Pa zot shtëpie kam ngelur

O Babë D

he mezi me motrat

Po i ikim diku në paskajshmëri

Që birësojnë thashethëna skandaloze

 Sikur fshihen pa fjalë nëpër

 Copëzat e drunjve’

Malli im për ty ka fillu të

Tretët në gotën e thyer pa pik uji

Teksa shkeli nëpër fijet e barit në lot

Hapat më ngecin

Shumë mbrapa

Si një stuhi brenda meje

 Fryen pamëshirë

Unë fare nuk bëj zë ndonëse

Nga frika e territ e kam

Vetëm se pëshpërima ime rrugëton

N’pasthirrmë Babë sa

Më ka marrë malli

Fort,

Për ty e Nënën

Pa ju kërkuar llogari të zgjoheni

Nga varri!

Zana Pira-24-prill-2023

/www.qendrapress.com/