28 vjet nga zhdukja e Remzi Hoxhës, Shteti Shqiptar nuk ka vullnet për zbardhjen e rastit

                            Sot janë bërë 28 vjet nga rrëmbimi dhe vrasja e biznesmenit Remzi Hoxhës.Familjarët e tij e kanë kujtuar atë përmes disa postimeve në rrjetet sociale, transmeton Telegrafi.Pas 25 vjet kërkimi, familja e Remzi Hoxhës kishte vendosur  që të ndërpresë kërkimet për biznesmenin e zhdukur.Biznesmeni Remzi Hoxha më 21 tetor 1995 ishte rrëmbyer në vendin e tij të punës në Shqipëri dhe zhdukja e tij paraqet një nga ngjarjet më misterioze në vitet e demokracisë së shtetit shqiptar.Shumë qeveri kanë ndryshuar në Shqipëri që nga zhdukja e biznesmenit,  por asnjëra nuk ia ka dalë të nxisë drejtësinë për fatin e Hoxhës./Telegrafi