Fryma poetike e së dielës me poezinë e poetit:Hamit TAKA
KREDO
———————-
Fati im – ai që kam, herë i pikërrt, herë më buzëqeshi.
Jam gurë mademi nga vendlindja ime.
Më gdhendi, më lëmoi ashtu si ajo deshi.
Pe-plumbçe në murin e fisit Mbaj pingul peshën time;
Në memorien e tij do mbetem i murosur,
Duke duruar diellin, gricën e brymën;
Në se nga një rrufe do të digjem e nxirosur
Në palët e flamurit do ta kem lënë frymën;
Si një Feniks i ringjallur, i freskët e i dëlirë,
Që me qumësht shqiponje nëna më mëndi,
Dëshira ime e lashtë sot krahët i ka shtrirë
Të jemë i barabartë në mes të çdo kuvëndi;
Të jem kudo shtizë dhe atje ku kam rrënjët
Me identitetin tim të lashtë sa perënditë,
Pjesë inkandeshente e spektrit të ëndrrës
Në një Evropë vëllazërore me paqe dhe dritë!
Ja kaq pak dua, asgjë s’kërkoj më tepër…
Në se ju s’më ndjeni, shpirtin s’ma kuptoni,
Me këtë mëndje më s’keni për t’më gjetur,
Do t’ju siktiris kur vetë ju t’më dëshironi!…
/www.qendrapress.com/