Fryma poetike e së dielës  me poezinë e poetes:Bukurie BUÇPAPAJ

Falmë za….

————————–

Falmë za t’ja k’noj kangën.

Shqipes teme me dy krena .

Me këndue për Kosovën.

Amanet nga t’part e kena.

Nale kangën bilbil i malit.

Ndigjo kit djalosh Shqiptar.

Lavdishëm i knon vatanit.

K’ndon për të e asht krenar.

Falmë zot krahë e Shqiponjës.

Përmbi troje t’ fluturoj.

Due me i kallzue botës.

Asnjë pllam të saj s’e lëshoj.

Falma zanin t’ja them kang’s

Të këndoj për Hamëz e Adem Jasharë

T’i kangëroj luftëtarëve

Që ranë për ideal kombëtarë.

Falma zanin ma të bukur

T’i kndoj vendit n’ditë lirie

Kangës tia tham

me tel t’k’putun,

Më za shpirti n’tinguj sharkie .

Bukurie Buçpapaj

/www.qendrapress.com