AKB takohet me kryetarin e Bizneseve shqiptare në Turqi
Një delegacion i Aleancës Kosovare të Bizneseve po qëndron në vizitë me ftesë zyrtare nga Oda Ekonomike e Bursës ku po zhvillohen takime bilaterale në mes bizneseve dhe institucioneve të ndryshme, me këtë rast përfaqësues të AKB-së janë takuar me Gökhan Biçen, kryetar i Bizneseve shqiptare në Turqi.Gökhan Biçen, kryetar i Bizneseve shqiptare në Turqi tha se ne janë themeluar me qëllim të organizimit të bizneseve dhe bashkimit të kapitalit të bizneseve shqiptare në Turqi për të bashkëinvestuar në trojet shqiptare në Ballkan.Agim Shahini, kryetar i AKB-ës ka falënderuar Gökhan Biçen, për punën që është duke e bërë për shqiptarët ne Turqi dhe gjithë rajonin. “Ky simbol i juaj dhe kjo dhuratë”” Shqiponja”” ka vlerë të madhe pasi që ju po e ruani traditën shqiptare dhe kjo nuk është e lehtë mbi 5 milion shqiptarët që jetojnë në Turqi të shpërndara nëpër vendet e ndryshme dhe shumica prej tyre të asimiluar. Tani ju jeni të organizuar si më mirë se asnjëherë më parë, pasi që Kosova është bërë shteti i dytë i shqiptarëve në Ballkan ku juve ju ka bërë krenar edhe më shumë që jeni shqiptarë”, tha ai. Ju ftoj që të vini në Kosovë për të vizituar trojet shqiptare por edhe për të investuar në vendlindjen e gjyshëve dhe stërgjyshëve të juaj.