Fryma poetike me poetin;-Idriz Berisha-XXIXHI

NUSE DETI
—————————-
Për një çast ranë perdët e kuqe
Dukej së DETI na përpiu
Sa mirë që ndërrova faqën e librit
Dola andej kah ka fllad vjeshte….
Mëtej pash meteor që shkëputen
Si sytë tu që lotin këthejnë mbrapsht!
Në pellgje dashurishë palë-palë.
Në puthje si pëllumbat të bardhë
Dallgëdisjet që rrugët përpijnë n’fluturim
vargu i amëshuar qel lule
Për dashuri mali e djali,kulle e guri
Dashuri toke klonuar në sy bote
Në djepa lëkundur në fundnatë
Kësaj vjeshte mbushur frymëzim.
Eh ,këto ëndrra të egra t’rebeluara
Vijnë më këmishë nate t’zbukuruara!
Gjersa rënkimet fashiten si deti
Pas diellit nis shfaqja e zjarrtë
Shpërthekuar flet me lindjet
Mister me ngjyrë të kuqe molle
Përtej çdo nate t’përgjumur
Paqe bëjmë gjer heshtja t’na mbulojë…
Në fund të çdo hapi e vrapi
Në fund të çdo moti e loti
Ka vetëm një streh dashurie që pret
Dhe një këngë me kuror si Mbret!
Mos vdeksha stinëve të DASHURISË
varur degëve të vetmisë!
/QendraPress/