Dedaj: UÇK-ja ka pasur arsye të dyshojë se kush jemi ne, në Baicë jemi takuar me Thaçin
Dëshmitari Gjergj Dedaj, në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, tha se Ushtria Çlirimtare e Kosovës, ka pasur arsye të dyshojë se kush ishin ata.Sipas tij, shumë prej anëtarëve nuk kanë qenë shumë të njohur, raporton “Betimi për Drejtësi”.“UÇK-ja ka pas arsye dhe si çdo ushtri tjetër me dyshu se kush jemi ne, sepse shumicën prej nesh në delegacion as që i kanë njohur”, tha Dedaj.Dedaj tha se gjatë qëndrimit në shkollën e Baicës, dikush i thirri dhe i kanë dërguar në një dhomë ku ka qenë Hashim Thaçi, me të cilin kanë bashkëbiseduar.
“Po, ashtu ka ndodhë. Ka thirr dikush dhe më ka dergu në një dhomë ku ka qenë presidenti Thaçi, jemi ulë dhe kemi bisedu, kena bashkëbisedu”, tha Dedaj.Dëshmitari Dedaj tha se biseda me Hashim Thaçin ka qenë shumë e qetë dhe kolegiale.“Biseda ka qenë shumë e qetë, shumë normale, thu se jemi 10 vjet pas lufte. Një bisedë kolegiale dhe shumë profesionale”, tha Dedaj.Ai tha se me Hashim Thçin kanë biseduar edhe për arsyen e ardhjes në Qirez.“Arsyeja e ardhjes, iu kemi shpjegu që arsyeja e ardhjes ka qenë kryekëput humanitare”, tha Dedaj.ZPS-ja ka thënë se Gjergj Dedaj kishte deklaruar se Sabit Geci, Rexhep Selimi dhe Hashim Thaci e kishin detyruar që të nënshkruajnë një deklaratë në të cilën thuaj se ish-presidenti Ibrahm Rugova është tradhtar.Dedaj tha se nuk i ka takuar asnjëherë së bashku këta persona, raporton “Betimi për Drejtësi”.“Nuk i kam takuar bashkë përnjëherë, Hashim Thaçin, Rexhep Selimin dhe Sabit Gecin”, tha Dedaj.I pyetur nëse ndonjëri prej këtyre personave kishte kërkuar një gjë të tillë, Dedaj tha se ka mundësi duke përmendur një person me numër 1 i cili sipas tij, ka qenë i padisponum ndaj Rugovës dhe LDK-së.Ka mundësi, por nuk me kujtohet saktë, por personi numri 1, 1-shi i cili ishte i padisponum ndaj Rugovës dhe ndaj LDK-së”.Prokurorja tha se Dedaj kishte deklaruar se personi 1 e ndihmoi marrjen në pyetje ku përdori kërcënime ndërsa për Hashim Thaçin thotë se kishte përdorur fjalë përshtatshme.
Ndërsa, Dedaj tha se atë natë janë marrë në pyetje dhe të nesërmen kanë qenë të lirë dhe të qetë si dhe nuk kanë pasur asnjë problem.
Atë natë jemi marrë në pyetje, të nesërmen kemi qenë të lirë, të qetë kemi pushu. Atë natë mënojë që kemi tregu arsyen e vizitës tonë dhe mendoj që atë natë UCK-ja e kuptoi misionin tonë të drejtë dhe humanitar dhe të nesërmen nuk kemi pasur asnjë problem”, tha Dedaj.
Ndërsa, me Thaçin, Dedaj thotë se ka qenë bisedë normale mes liderëve politik.
“Kanë qenë biseda normale në mes liderëve, unë isha lider politik”, tha Dedaj.
Dedaj tha se ka pasur individë që nuk e kanë njohur Ibrahim Rugovën dhe kanë qenë të irrituar.
“Ka pasur individë që nuk e kanë njoftë. Ka pasur individë të irritum sepse ne në Prishtinë bënim një jetë normale”, tha Dedaj.
I pyetur se personi 1 a e ka njohur Parlamentin e Kosovës në institucionet e Prishtinës zyrtare, Dedaj tha që mos t’i krijojnë vështirësi dhe as probleme për jetën.
“Personi numër 1, ai besoj që ai nuk ka njoftë as vetveten e lërë më Parlamentin e Kosovës. Ai është ashtu si është dhe mos më krijoni vështirësi dhe as probleme për jetën time”, tha Dedaj.
Sipas Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) Gjergj Dedaj në deklaratën e vitit 2001 të dhënë për UNMIK-un, kishte thënë se gjashtë anëtarë të delegacionit kanë pësuar lëndime nga trajtimi që sipas tij ishte kafshëror në shkollën e Baicës.
“Ju thoni shkurtimisht; ‘më pas disa ushtarë me maska, hynë brenda dhe na nxorën një për një në fund të dhomës ku na grushtuan, na shqelmuan pa mëshirë me stupca druri. 6 anëtarë patën lëndime të rënda si rezultat i trajtimit kafshëror, unë Gjergj Dedaj, Agim Krasniqi, Sokol Bllakaj Kurtesh Devaja, Mehdi Bardhi, Jusuf Telaku, me falni’. A ju kujtohet që ta keni dhënë këtë deklaratë sa i takon përleshjes fizike sa i takon që jeni grushtuar, jeni shkelmuar në mënyrë të pamëshirshme me stupca hekuri”, tha prokurorja.
Ndërsa, dëshmitari Gjergj Dedaj tha se nuk iu kujtohet që e ka thënë këtë gjë dhe se kjo nuk është e vërtetë që janë rrahur.
“Nuk me kujtohet që e kam thënë dhe nuk është e vërtetë që kam thënë se jemi rrahur me stupca as me të hekurit as me të drurit”, tha Dedaj.
ZPS-ja ka thënë se në intervistat dhënë, Dedaj kishte deklaruar se janë rrahur individualisht dhe rrahja kishte zgjatur 2 deri në 3 minuta
“Prokurori i pyet: ‘Cila ka qenë radha e juaj e rrahjes, ju jeni përgjigjur; nuk me kujtohet. Që do të thotë që ju nuk keni qenë bashkë, keni qenë individualisht. Pastaj prokurori i pyet; sa ka zgjatur çdo rrahje individuale, ju jeni përgjigjur: 2 ose 3 minuta deri sa personi që ishte duke u rrahur do të binte në tokë. Unë jam rrahur nga disa persona, përveç goditjes që kam marrë në krah, mua me kanë grushtuar edhe në trup. Atë që e kam thënë unë do ta thoja çdo kund tjetër’. Iu tregova dhe lexova përgjigjet që keni thënë më herët, a iu rifreskon kjo kujtesën për mënyrën se si janë bërë këto rrahjet në mënyrë individuale dhe nuk ka qenë kacafytje në grup?”, pyeti prokurorja.
Dedaj tha se janë thënë në kuadër të fushatave zgjedhore dhe në gjendje të rënduar shpirtërore dhe emocionale.
“Çka janë thënë në kuadër të fushatave zgjedhore, revansheve, gjendjeve tona të rënda shpirtërore, emocionale, hakmarrëse se ju nuk e di sa e kuptoni mentalitetin e Kosovës, shqiptarëve, është pak ma i veçantë se ai evropian se kemi specifikat tona. Na kemi dëshirë me u revanshu, fatkeqësisht. Është tek ne edhe njëfarë kanuni për të cilin keni dëgju sigurisht”, tha Dedaj.
Dedaj kishte deklaruar se anëtari i delegacionit, Sokol Blakaj ishte rrezuar në tokë deri sa ishte rrahur.
“’Me kujtohet kur u rrezua Sokoli në dysheme deri sa ishte duke u rrahur kurse njëri prej tyre e ngriti stupcin e drurit që ta godiste në kokë, në këtë moment e mora goditjen me të rëndë se u mundova ta pengoja që të mos e godiste atë në kokë. Unë i thashë mos se ne jemi vëllezër, ai tha ‘çfarë vëllezërish, ju të gjithë meritoni me u vra’. Sokoli ishte i diplomuar në shkenca politike, ai ka qenë një person shumë shumë i mirë, vdiq pas lufte”. A iu kujtohet që keni dhënë këtë shpjegimin?”, tha prokurorja.
Dëshmitari Dedaj tha se kjo i përngjanë një skenari të filmit duke theksuar se një kohë të gjatë e kanë pasur oponent UÇK-në dhe disa individë brenda saj.
“Kjo i përngjan skenarit të filmit. Kemi dashtë me ba kapak filma na. Një kohë të gjatë e kemi pas oponent UÇK-në dhe njerëz të caktuar, individë brenda UÇK-së. Ka individ brenda UÇK-së që as atëherë nuk jam pajtu, nuk pajtohna as tash as nuk do të pajtohem kurrë me ta. Nuk me kujtohet që kam pa dikën të rrëzum për tokë atë ditë, nuk me kujtohet”, tha Dedaj.